“Do të përjetonte të njëjtin skenar si te Bayern Munchen”! Lewandowski refuzon PSG-në: Atje është kampionat pa emocione

Robert Lewandowski po shijon pushimet dhe dëshiron të largohet nga Bayerni këtë verë, një vit para se t’i skadojë kontrata. E megjithëse Bayern pretendon se nuk dëshiron ta shesë atë, ka shumë indikacione se sezoni i fundit kaloi në Allianz Arena.

Ndërkohë një prej mediave spanjolle raporton se përveç dëshirës së polakut për t’u transferuar te Barcelona, nga krahu tjetër refuzoi ofertën e madhe nga PSG. “Pavarësisht interesimit të klubit të PSG, polaku është duke menduar vetëm për Barcelonën.

Tani për tani, të dyja palët janë të qeta dhe shpresojnë se gjithçka do të zgjidhet deri më 12 korrik. Leëandoëski as që mendon për PSG-në. Ai thotë se do të përjetojë të njëjtin skenar me PSG-në si në Bayern sepse atje kampionati është pa emocione. Krejt ndryshe nga sfida për të fituar kampionatin spanjoll”, shkruan katalanasja “Sport”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online