Do të luajë në të njëjtin kampionat me Mesin dhe Mbapenë, Lioni do i japë Qazim Laçit shijen e parë të Ligue 1

Për disa vite i ka shkuar pranë, por vetëm këtë sezon arriti ta mbërrijë. Qazim Laçi nis një tjetër eksperiencë në karrierë, atë që e ka pritur prej kohësh. Azhaksio siguroi ngjitjen në elitë dhe këtë sezon do të jetë pjesë e 20 më të mirave të Francës. Mesfushori shqiptar është një pikë e rëndësishme e projektit të klubit nga Korsika dhe tani ka mundësinë të provojë veten kundër atyre që me siguri i ka adhuruar përtej ekranit të televizorit.

Mbape, Nejmar, Mesi janë tre nga lojtarët më të mirë të botës, që Laçi do të ketë fatin t’i ketë përballë në fushën e lojës. Debutimi në Ligue 1 vjen sot për lojtarin e Kombëtares kuqezi. Madje kundër një prej klubeve më të njohura franceze si Lioni, që duke nisur nga ora 21:00, do i japë Laçit shijen e parë të elitës së futbollit francez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online