Shanset që Juventusi të kualifikohet në Champions League janë shumë të pakta, sidomos pas fitores së djeshme të Napolit, e cila është skuadra rivale e bardhezinjve në Top-4. Dëmet e mëdha financiare që vijnë si pasojë e mos kualifikimit në Champions janë shumë të mëdha, çka do e detyrojë skuadrn të heqë dorë nga Cristiano Ronaldo.
E ardhmja e portugezit mbetet e panjohur, pasi edhe ai vetë ka vendosur të qëndrojë në heshtje. Megjithatë ka ardhur ftesa e parë nga Neymar, i cili e fton CR7 t’i bashkohet atij tek PSG. Braziliani shprehu hapur dëshirën për të luajtur me Cristiano Ronaldon në Francë.
“Dua të luaj me Cristiano Ronaldo. Kam luajtur me lojtarë fantastikë. Kam luajtur me Messi dhe Mbappe, por me Ronaldon akoma”- u shpreh Neymar në një prononcim për mediat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/