Do të jetë zgjedhja e tretë për Chelsean, Armando Broja ndryshon planet e merkatos për Tuchel

Armando Broja do të vazhdojë me Chelsea-n në sezonin e ardhshëm duke mos kaluar sërish në huazim te Vitesse siç pritej më herët. Futbollisti shqiptar shkëlqeu në “Eredivisie” menjëherë pasi provoi futbollin profesionist, ndërsa ishte pjesë e moshave të Chelsea-t.

Së fundmi janë mediat prestigjoze angleze që raportojnë se Broja do të mbetet te londinezët dhe nuk ka për t’u kthyer sërish në Holandë. Por për të shuar çdo dyshim sulmuesi duhet të tregojë potencialin e tij në turneun parasezonal.

Si do të jenë planet e Tuchel? Gjithçka është e qartë! Më herët Chelsea ishte i interesuar në merkato për dy sulmues pas Abraham dhe Oliver Giroud janë drejt largimit nga “Stamford Bridge”. Kampionët e Europës do të tentojnë vetëm afrimin e një sulmuesi cilësor që do t’i bashkohet Werner, ndërsa Armando Broja do të jetë zgjedhje e tretë deri në momentin që të fitojë besimin absolut të trajnerit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online