Do të jetë edhe trajner në të ardhmen, Andi Lila merr edhe “UEFA-A” për t’iu përkushtuar futbollit

0

Andi Lila e ka të lidhur jetën e tij vetëm me futbollin. Aktualisht pjesë e Tiranës si lojtar dhe njëkohësisht si kreu i Sindaktës së Futbollistëve Shqiptarë, por e ardhmja e sheh në një tjetër pozicion.

Lojtari i njohur shqiptar ka marrë me sukses edhe ”UEFA-A” që është zhvilluar në Tiranë. Tashmë Lila mund të jetë zëvendës trajner në elitat e futbollit europian pasi kjo licencë njihet edhe jashtë Shqipërisë.

Një ardhme e dedikuar vetëm këtij sporti dhe që aktualisht e gjen Lilën me mundësi të ndryshme për t’u projektuar, ku tashmë ngelet vetëm marrja e licencës “UEFA-PRO” për të pasur mundësinë e të qënit trajneri i parë në elitën e futbollit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.