Do të jetë e vetmja mungesë kundër Atletic d’Escaldes-it, lojtarët e Partizanit vizitojnë sulmuesin në spital

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Partizani do të përballet me Atletic d’Escaldes-in mbrëmjen e 1 gushtit, kur do të përcaktohet se cili ekip do të shkojë në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Trajneri Zekiç do të ketë në dispozicion grupin e plotë, me përjashtin të Mensasë. Sulmuesi do të jetë e vetmja mungesë për “demat e kuq”. Klubi Partizani ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se Mensah i është nënshtruar një operacioni për shkak të apandesitit, si dhe ka shpërndarë një fotografi ku shihet sulmuesi i nën shoqërinë e shokëve të skuadrës në ambientet e spitalit.

“Alfred Mensah do të jetë mungesa e vetme për sfidën e kthimit ndaj Atletic Club d’Escaldes. Sulmuesi i kuq iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale teksa u operua nga apandesiti acut”, ka shkruar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *