Do të ishte tradhëtia më e madhe ndaj Interit, Juventusi kërkon Lukakun në merkato

Romelu Lukaku është një nga dilemat më të mëdha të kësaj merkatoje. Sulmuesi belg përfundoi huazimin e tij te Interi dhe do të rikthehet në “Stamford Bridge”. Lojtari dëshiron të vishet sërish zikaltër dhe klubi italian ka përveshur mëngët për të realizuar me sukses transferimin. Por operacioni nuk është aq i thjeshtë.

Chelsea nuk dëshiron të heqë dorë nga kartoni i Lukakut për më pak se 40 milionë euro. Konkurenca nuk mungon, teksa Al Ahli kërkon të sjellë belgun në Arabi, ndërsa në krahun tjetër shfaqet edhe Juventusi. Bardhezinjtë kanë propozuar shkëmbimin me Dusa Vlahovic-in dhe 25 milionë euro plus. Pas largimit të papritur nga Interi për t’ju bashkuar Chelsea-t në sezonin e shkuar, transferimi te Juventusi do të ishte tradhëtia më e madhe që Romelu Lukaku mund t’i bënte zikaltërve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online