Do të ishte precedent i rrallë në histori, UEFA refuzon kërkesën e ekipit nga Bullgaria për të përsëritur ndeshjen e mbyllur nga e para

Ekipi maltez Hamrun është befasia e madhe në turneun europian. Kjo skuadër ka arritur deri në fazën Play Off të Conference League, atje ku do të përballet me Partizanin e Beogradit. Por frika ishte e madhe nga maltezët se arritja e tyre mund të zërohej në tavolinë. Kjo për shkak të ankesës që mbërriti nga kundërshtari i kaluar nga Hamrun në turin e tretë, Leveski Sofia. Këta të fundit bën ankesë në UEFA duke kërkuar që të përsëritet sërish ndeshja e kthimit nga e para.

Në momentin e golit të Hamrun, menjëherë pas maltezët e kishin pësuar, një prej lojtarëve të Hamrun kishte kaluar në gjysmëfushën e kundërshtarit pa nisur topi nga qendra. Pas disa sekondash do të arrinte të shënonte dhe për këtë arsye Leveski kërkon përsëritjen e takimit. Megjithatë UEFA vendosi që të refuzonte këtë kërkesë që do të krijonte precedent të rrallë në histori. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *