“Do të ishte më e drejtë”, gazetari italian tregon të vetmin “defekt” të finales në kryeqytetin shqiptar: Nuk duhej të quhej Tirana…

Shqipëria ia ka dalë në mënyrën më të mirë që të organizojë finalen e Conference League. Gazetari italian, Maurizio Costanzo, ishte shumë i lumtur për atë që u ofrua në fushë, ndërsa propozoi edhe një ndryshim të emrit për kryeqytetin shqiptar, të paktën sa për mbrëmjen e djeshme.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme dje. Nëse Tirana do të quhej Tiroma vetëm për dje, do të ishte më e drejtë. Lotët e Murinjos thonë shumë për ne, janë lotët e të gjithëve ne. Kishim raportime vetëm për njerëz që po shkaktonin zhurmë. Por e pashë në televizor dhe u argëtova shumë. Mourinho është mirë. U them tifozëve të Lacios që të bëjnë durim”, tha Maurizio Costanzo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online