Do të ishte markë për Serinë A, hidhet ideja e bujshme e kalimit të Neymar te Juventusi

Neymar nuk është më pjesë e projektit të PSG dhe do të largohet këtë merkato. Pas rinovimit të Kilian Mbappe, sulmuesi brazilian do të largohet për të qenë protagonist diku tjetër. Sipas “Calciomercato”, Luis Campos i ofroi shërbimet e Neymar Juventus-it. Drejtori sportiv i PSG është i gatshëm të lejojë huazimin për një sezon të sulmuesit duke marrë përsipër një pjesë të pagës së lojtarit.

Shuma e madhe e shpenzuar për transferimin e tij dhe rroga e lartë e kanë shtyrë klubin të marrë këtë vendim në mënyrë që të mos qëndrojë në stol. Sezonet e fundit, Neymar ka pësuar shumë dëmtime dhe nuk ka dhënë në fushë atë që pritej. Kontrata e brazilianit skadon në 2025 dhe drejtori sportiv, Luis Campos po kërkon sistemimin e lojtarit diku tjetër pasi nuk shihet me pjesë e projektit dhe dëshiron të ulë shpenzimet e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online