VIDEO/ E prezantojnë bujshëm me rrugët e Turqisë që transmetojnë golat me Shqipërinë, Odise Roshi firmos me ekipin e ardhur nga Liga e Tretë

Odise Roshi ka hedhur firmën e re mbi kontratë, duke kaluar në një tjetër skuadër turke. Futbollisti shqiptar ishte pjesë e Boluspor së bashku me Bekim Balajn. Por tanimë Roshi është pjesë e skuadrës së Sakaryaspor.

Këta të fundit ishin në ligën e tretë të Turqisë në nivel gjatë sezonit të shkuar. Por pasi fituan vendin e parë, kalojnë në nivelin e ligës së dytë për nga rëndësia të futbollit turk ose e njohur ndryshe si Liga e Parë, atje ku në fakt Roshi ishte edhe me Bolusporin.

Për shkak të kategorisë nga vinin, një emër si Odise Roshi është padyshim me peshë të madhe te Sakaryaspor. Për këtë arsye prezantimi ka qenë i bujshëm nëpërmjet një video, teksa shihet në rrugët e Turqisë edhe disa monitore që transmetojnë golat e Roshit, ku në disa raste gjendet me fanellën e Kombëtares. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online