Enis Gavazaj tashmë është një lojtar i lirë pasi ka përfunduar afati i kontratës me skuadrën e Superligës së Kosovës, Prishtinën. Ish-lojtari i Skënderbeut dhe Kukësit tashmë do të presë ofertat e skuadrave të reja.
Duke njohur cilësitë e lojtarit në sulm, do të ishte një goditje cilësore për të gjitha skuadrat e Superligës. Për më shumë që 26 vjeçari ka eksperiencën e duhur për në Europë, pasi ka luajtur ne grupet e Europa League me Skënderbeun, si dhe në turet e Europës me skuadrën e Kukësit. /Sport Ekspres/