Do të bëhej futbollisti më i paguar te ekipi shqiptar, dështon tratativa për kthimin e Liridon Latifit

Që pas largimit nga Skënderbeu, karriera e Liridon Latifit nuk ka njohur kurrë ngritje dhe shkëlqim. Futbollisti shqiptar u transferua me bujë drejt Pushkas Akademi, një ekip që sapo ishte ngjitur në elitën e Hungarisë dhe kishte një projekt të madh për të zbatuar.

Por kjo aventurë ishte tërësisht për t’u harruar, ndërsa gjurmë nuk arriti që të lërë as me Sherif Tiraspolin. Së fundmi ishte Drita që guxoi për ta kontaktuar lojtarin që të rikthehej në Superligën e Kosovës. Madje me një ofertë të çmendur pasi do të merrte 16 mijë euro në muaj, për t’u kthyer në lojtarin më të paguar.

Marrëveshja personale është arritur, por sipas asaj që raporton “Indeksionline” gjithçka është prishur në momentin e fundit nga klubi që zotëron kartonin e lojtarit, pasi kërkon që ta lërë Latifin vetëm në huazim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online