Në Skoci nuk të falin, tifozët e Selltikut godasin autobuzin e skuadrës së tyre pas barazimit

Selltik nuk arrin të fitojë ditën e djeshme dhe largohet shumë prej kreut të klasifikimit të Premier Ligës skoceze. Tifozët e kësaj skuadre nuk e kanë përtypur dot që pas dominimit absolut disa vjeçar, tashmë trofeu t’i kalojë Rangersit. Pas barazimit me St Xhonston me shifrat 1-1, disa tifozë huliganë i kanë zënë pritë autobuzit të klubit dhe filluan të bërtisnin në shenjë proteste.

Më pas disa të tjerë nuk kanë duruar dhe kanë filluar ta godasin autobuzin e skuadrës dhe është dashur ndërhyrja e policisë së rendit për të qetësuar situatën. Tifozët skocezë dallohen për karakterin e tyre rebel dhe janë mjaft të dhënë pas skuadrës së tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online