Do të akordohet edhe në Shqipëri! U luajtën 56 minuta nga 116 minuta, Xavi reagon për shtesat e Botërorit: Është qesharake kjo që po ndodh

Shtesat e Botërorit të Katarit ishin një risi që po nis të aplikohet edhe në shumë kampionate të tjera. Mes të tjerash është La Liga që ka nisur ta përdor, ndërsa edhe në Shqipëri pritet që të ketë shtesa të tilla.

Megjithatë kjo duket se nuk është zgjidhje për të rikuperuar kohën e humbur. Kjo u pa edhe në ndeshjen mes Getafes dhe Barcelonës, që zgjati plot 116 minuta. Por në një investigim të mediave spanjolle, nga 116 minuta janë luajtur vetëm 56 minuta në Getafe-Barcelona. Madje në 15 minutat e shtesës, vetëm 5 minuta ishin efektive ku topi ishte në lojë.

Kjo solli edhe reagimin e ashpër të Xavit. “Ky rregull është shumë qesharak. Në vend që të japin këto shtesa si një mundësi të dytë për t’i dhënë të drejtë ekipeve që të përfitojnë sërish minuta që të mos luhet futboll, La Liga duhet të kujdeset sesi të kompensojë kohën e humbur brenda 90 minutave, të gjej një rregull aty”, tha Xavi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *