“Do shkojmë të luajmë si burrat, jemi kockë e fortë”! Dejan Shehi ndez shkodranët: Nuk kthehemi pa pikë nga Tirana

Përpara ndeshjes së Tiranës dhe Vllaznisë, sfida është ndezur edhe nëpërmjet deklaratave. Një ndeshje që pritet me interes të lartë pasi bardheblutë luajnë kartën e fundit për të qenë ende në luftën e titullit kampion. Nga ana tjetër edhe shkodranët duan që të vazhdojnë në rrugën e suksesit dhe të kurorëzohen në fundin e kampionatit. Ndërkohë mbrojtësi i Vllaznisë, Dejan Shehi, ka siguruar tifozët se lojtarët shkodranë do të luajnë si burrat për të mos u kthyer pa pikë nga kryeqyteti.

“Normalisht që është një ndeshje shumë e fortë, pasi dihet që është derbi i Shqipërisë. Tirana ka një ekip shumë të mirë dhe nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Shpresoj që nesër të fitojmë. Ata kanë shumë lojtarë të mirë dhe cilësorë. Besoj se do t’ia dalim. Të gjithë çunat janë gati për këtë ndeshje. E rëndësishme është të shkojmë të luajmë si burrat dhe t’u tregojmë të gjithëve se ne, sivjet, jemi një kockë e fortë, jemi për objektiva të mëdha. Besoj se do t’i arrijmë ato. Jam i bindur se nuk kthehemi pa pikë. Do të shkojmë të luajmë si burrat dhe nuk kthehemi pa pikë nga Tirana”, tha Shehi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online