“Mund të shënonin 7 gola, Manchester City është perfekt”/ Makineria e Guardiolës ngrihet sërish në Angli

Humbja e Mançester Sitit ndaj Totenham në Premier League shtoi dyshimet e analistëve se nëse “qytetarët” do të ishin konkurentë për titullin kampion. Por fitorja e djeshme e pastër 5-0 ndaj Burnlit dhe barazimi i Liverpulit ndaj Brajton, e rikthen përsëri skuadrën e Guardiolës në garën për trofeun anglez.

Ish-sulmuesi I Skocisë, Pat Nevin, u bëri thirrje të gjithëve të mendojnë dy herë përpara se të japin deklarata për Sitin.

“Ata mund të kishin shënuar 7 ose më shumë. Në çdo sekondë Siti ishte duke krijuar raste të rrezikshme. Nuk mendoj se lojtarët e Burnleit ishin të dobët, ata thjesht ishin përballë diçkaje perfekte. Mendoni dy herë përpara se të thoni që Siti nuk është për titull.

Mesa duket e keni harruar kush është Guardiola”- u shpreh Pat Nevin. Me këtë fitore Mançester Siti ngjiten në vendin e tetë në tabelën e pikëve. Tashmë “qytetarët” kanë 15 pikë, 6 më pak se Liverpuli që është kryesuesi i klasifikimitë të përgjithshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online