Franca ndoqi rrugën më ekstreme për fatin e kampionatit, duke e pezulluar përfundimisht pas urdhërit të qeverisë se futbolli nuk mund të niste përpara shtatorit. Për këtë arsye Federata vendosi t’i japë titullin në tavolinë PSG-së, e cila renditej e para në kampionat. Por një zgjidhje e tillë shihet e pamundur për Serie A, ose të paktën sipas Maxi Lopez.
Ky i fundit ka mbajtur veshur fanellën e Milanit apo Sampdorias, ndërsa aktualisht luan për Krotonen, duke e njohur mjaft mirë futbollin italian. Në një intervistë për “Tyc Sports“, sulmuesi argjentinas shprehet se në rast se do të merrej një vendim i ngjashëm si në Francë, atëherë në Itali do të nisë një luftë botërore. Madje thekson edhe faktin se Lotito ka ngulmuar prej kohësh që të ekipet të zbrisnin në fushë për të mbyllur kampionatin.
“Nëse në Itali kryejnë atë që bëri Franca, një luftë botërore do të nisë. Këtu është tërësisht ndryshe. Presidenti i Lazios, që renditet e dyta, është presidenti i Federatës Italiane të Futbollit. Për atë mund të luhej që një muaj më parë. Këtu do duhej të jepte vendimin një entitet më i rëndësishëm si UEFA ose FIFA“, është shprehur Maxi Lopez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/