“Jam 21 vjeç, po nisa me femrat që tani…”, Redon Xhixha jep shembull për talentet e rinjë: Vetëm futboll

Redon Xhixha ka bërë një sezon mjaft të mirë me Laçin, ku shihet edhe si një talent me perspektivë për të ardhmen. Madje paraqitjet e tij janë vlerësuar edhe me ftesën e Alban Bushit për të veshur fanellën e Shpresave të Shqipërisë. Futbolli është e vetmja gjë që ka në mendjen e tij dhe këtë e konfirmon vetë në një lidhje direkte me “Fan Zone”.

Xhixha jep shembullin më të mirë për të gjithë talentet e rinj të futbollit shqiptar, për të dhënë përkushtimin më të madh te futbolli e të heqin nga mendja femrat e gjithçka tjetër. Gjithashtu 21-vjeçari ka folur edhe për fatin e kampionatit, ku thotë se edhe mbyllja përfundimtare e kënaq ekipin e Laçit, që në këto kushte pret biletën për në Europë. Me këtë të fudnit që është edhe objektivi i tyre çdo sezon.

 

“Nëse fillon kampionati ne do na duhen dy javë e gjysmë për t’u stërvitur që të jemi gati. Por edhe nëse mbyllet, futemi në Europë me vendin ku jemi tani. Gjithmonë kam festuar me sulmuesit më të më në formë. Dikur si Piontek, më pas si Ronaldo dhe tani nuk di se si kush të festojë. Jeta personale? Mendoj se duhet të mbetet e tillë. Unë jam vetëm 21-vjeç, nëse nis që tani ta kemi mendjen te femrat, atëherë është keq për karrierën. Dua ta kem mëndjen vetëm për futbollin”, është shprehur Redon Xhixha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online