“Do ndaj dhomën me një alien”! Pas Tottit dhe Ronaldos vjen Mesi, Pjaniç: Kur mendoj Barçën më shfaqet fytyra e tij

Pjaniç u prezantua ditën e sotme tek Barcelona, pasi rezultoi pozitiv 2 javë më parë në testin e zhvilluar për COVID-19. I detyruar të qëndronte në karantinë, 30 vjeçari e vonoi me 2 javë prezantimin e tij në “Camp Nou”. Megjithatë Miralem u prit mjaft mirë nga skuadra katalanase, të cilët e shpërblyen duke i dhënë numrin 8, i cili mbahej nga legjenda e këtij e klubit, Andres Iniesta.

Boshnjaku u shpreh mjaft i lumtur që do të luajë pranë Mesit dhe e konsideronte veten mjaft me fat që ka luajtur përkrahë Totit, Ronaldos dhe tani me argjentinasin.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sot do të kemi mundësinë të ndaj dhomën e zhveshjes me një alien. Kam luajtur me Totin, Ronaldon dhe tashmë Mesin. Jam i paduruar të stërvitem me shokët e skuadrës.”- u shpreh Pjaniç.

Gjithashtu ai foli edhe për të ardhmen e Mesit, teksa mendon se argjentinasi do të qëndrojë edhe vitin tjetër.

“Nuk e imagjinoj Mesin jashtë kësaj skuadre. Sa herë që mendoja për Barcelonën, në imazh më del fytyra e tij. Shpresoj se do të qëndrojë dhe do të kemi të gjithë një fund të lumtur”, tha Pjaniç./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online