Një ish-lojtar kampion i Juventusit për sulmin, Fenerbahçe ka gati zëvendësuesin e Muriqit

0

Largimi i Vedat Muriqit nuk ishte aspak i lehtë për skuadrën e Fenerbaçes, e cila kishte krijuar një lloj besimi tek aftësitë e sulmuesit shqiptar. Megjithatë pas transferimit të 26-vjeçarit tek Lazio, turqit janë hedhur menjëherë në sulm. Sulmuesi i ri i nëndetëses së verdhë do të jetë ish-lojtari i Juventusit, Mario Mandzukiç. Pas largimit në Katar tek Al-Duhail, kroati nuk u ndje aspak i kënaqur me stilin e futbollit që luhej në këtë shtet dhe beson se ka akoma për të dhënë në fushën e gjelbërt.

Për Mandzukiç kishte oferta nga Milani dhe Inteti, por për 34-vjeçarin ishin të pavlefshme, sepse asnjëra nga skuadrat nuk i garantonte pozicionin e titullarit. Pavarësisht moshës së madhe, aftësitë e sulmuesit janë të pamohueshme dhe ai do të tentojë të jetë një zëvendësues ideal i Muriqit, duke e ndihmuar skuadrën e Fernebaçes të dalë kampione e Superligës turke./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.