“Do mbrojmë veten me Kristjan Asllanin, nuk duam para”! Presidenti i Empolit me kthesë 360 gradë, përdor teknikë të re për mesfushorin e Kombëtares

Kristjan Asllani dukej se i kishte orët e numëruara te Empoli. Për shkakun e ofertave të shumta pas këtij sezoni fantastik në Serinë A, presidenti i klubit, Corsi, do të shprehej se lojtari do të bënte kalimin e madh në këtë verë.

Por në çdo ndeshje ky element po bind edhe më tepër. Çmimi prej 10 milionë eurosh që u vendos si baza ku Empoli kërkonte të hynte në bisedime, tani tingëllon fare pak. Për këtë arsye, Corsi ka bërë kthesë 360 gradë.

Ai është shprehur se nuk do ta lëshojë Asllanin pasi i duhet skuadrës për sezonin e ardhshëm. “Asllani? E ka fituar vendin në Serinë A, na bindi me gjithçka, e duam edhe për sezonin tjetër. Kemi më shumë urgjencë për të kompletuar ekipin se për të fituar para. Në treg do të jemi aty për të mbrojtur veten tonë”, tha Corsi.

Pra nënkuptimi është i qartë se Empoli nuk ka për ta lëshuar për shifra të ulëta Asllanin, por vetëm nëse vjen një ofertë joshëse që nuk mund të refuzohej. Me këtë teknikë të re, do të rritet edhe çmimi i lojtarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online