“Do kujtosh fitoren me Kombëtaren, por me PD do presësh gjatë”/ Rama sulmon Lilën: Ky është autogol…

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Kavajë atje ku futbollisti që ka kontribuar pafundësisht te Kombëtarja, Andi Lila, është larguar nga fusha teksa do të jepte një intervistë për “Neës24”. Arsyeja u paraqit tërësisht politike dhe vetë figura njohur e sportit në vendin tonë është shprehur se në Shqipëri po instalohet diktatura.

Nga ana tjetër Edi Rama nuk mund të mungonte pa kthyer një përgjigje, teksa i ftuar në “Real Story” nuk mund të kursente edhe “thumbimet” e zakonshme për të dhënë versionin e tij edhe për kryebashkiakun e Kavajës, Redjan Krali, që fshihej pas kësaj çështje.

“Jam i interesuar, të dëgjoj Bashën për persekuptim të Andi Lilës. Do i jepja një këshillë Lilës, urime dhe rrugë të mbarë në karrierë, por kujdes mos bësh autogol që ditën e parë se ke qenë futbollist i nderuar, tjetër futbolli që luhet me këmbë dhe tjetër deputeti.

E kam dëgjuar këtë gjë. Në radhë të parë jam interesuar se ç’punë ka Policia me këtë punë, më kanë thënë është Policia Bashkiake. Redjan Krali më ka thënë se drejtori sportiv i tha që të largohet kur të mbarosh punë. S’ka të bëjë me mua, me qeverinë, për të persekutuar ndonjë. Prandaj them Andi të ketë mbarësi në opozitë për të fituar, do kujtojë fitoret e kombëtares, por me PD duhet të presë për një kohë të gjatë. Por zmadhimi i këtyre ngjarjeve krejt sporadike dhe krejt të parëndësishme, dhe kthimi në evenimente politike nuk është i denjë për një personalitet të ekipit kombëtar”, tha Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online