Të gjithë po sulmojnë Lionel Mesin, Rakitiç: Niveli tjetër, nuk ka rëndësi kush je

Ivan Rakitiç kaloi tek Sevilla merkaton e kaluar, megjithatë kroati e ka shijuar shumë kohën që kaloi me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi. Sipas tij, argjentinasi është unik në llojin e tij dhe asnjë lojtar nuk mund t’i afrohet.

“Nuk ka rëndësi se kush je, ti duhet ta shikosh dhe të argëtohesh me këtë lojtar. Ai është në nivel tjetër. Me gjithë respektin për të tjerët, ka vetëm një person që mund të konsiderohet numri 1. Ai është Leo”- ishin fjalët e Rakitiç në një prononcim për mediat spanjolle.

Ashtu si Suarez edhe Rakitiç u largua nga Barcelonë për shkak të problemeve të vazhdueshme me ish presidentin Bartomeu, i cili gjithashtu kishte mosmarrëveshje të mëdha edhe me 6 herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi. Ky i fundit deklaroi se do të qëndronte vetëm 1 vit në Katalonjë dhe do të largohet në vitin 2021. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online