Misteri dhe kaosi i krijuar pas ndeshjes së pazhvilluar, kush e donte shtyrjen e takimit Zvicër-Ukrainë?

Ndeshja mes Zvicrës dhe Ukrainës nuk është zhvilluar disa ditë më parë, me njoftimin dhe vendimin që mbërriti pak orë përpara kësaj përballje. Menjëherë mediat raportuan edhe arsyen që lidhej me shpërthimin e pandemisë së Koronavirusit te miqtë. Pra në radhët e lojtarëve të Ukrainës kishte shumë lojtarë pozitiv me Koronavirus. Por ajo që është zbuluar më pas krijon një mister dhe kaos të madh.

Kur Ukraina mbërriti në Zvicër do të rezultonin disa lojtarë me COVID-19 dhe është urdhëruar karantinimi i gjithë skuadrës. Një tjetër shkelje e rregullit kjo nga ana e vendasve pasi në bazë të rregullave të vendosura nga ana e UEFA-s mjaftojnë vetëm 13 lojtarë që nuk janë prekur nga pandemia dhe ndeshja duhet që të zhvillohet.

Menjëherë Ukraina do të kthehej në shtëpi dhe në Kiev është bërë një tjetër testim për Koronavirusin. Për më tepër do të zhvillohej në aeroport dhe nga punojësi i një laboratori që ishte i certifikuar nga ana e UEFA-s. Në bazë të përgjigjeve të reja nuk kishte asnjë pjesëtar të vetëm nga kjo Kombëtare që të rezultonte si mbartës i virusit. Pra edhe rastet e mëparshme që dolën pozitive në Zvicër u hodhën poshtë në testimin e radhës. Gjithashtu Ukraina kërkoi edhe një ripërsëritje të testit që në kohën kur gjendej në Zvicër, por kjo dëshirë nuk u plotësua nga pala tjetër. Padyshim që rasti në fjalë krijon një kaos të madh kur Zvicra ndodhet në vendin e fundit në Ligën e Kombeve dhe i duhej me patjetër një fitore për të mbajtur pozicionin e saj në Ligën A, nëse kjo është edhe dëshira e saj e vërtetë. Pozitiv në Zvicër dhe negativ në Kiev, e vetmja gjë e sigurt është se virusi nuk mund të shbëhet brenda pak orësh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online