Do ketë përballë lojtarët më të mirë në botë, mbrojtësi zbulon planin: Mbape do largohet me ambulancë nga stadiumi

PSG-ja do të luajë në fundjavë ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, atë kundër Lensit. Këta të fundit ndodhen vetëm 6 pikë larg parisienëve dhe një fitore do të hapte sërish garën për titullin kampion.

Detyra e rëndë për të ndaluar dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Mesin dhe Kilian Mbapenë, i takon Medinës. 23-vjeçari argjentinas ka zbuluar planin e tij për t’i thënë “stop” sulmit të PSG-së. Mbrojtësi i Lensit ka bërë gazetarët të qeshin me batutën e tij, duke u shprehur se Mbape do të largohej nga stadiumi me ambulancë në fundjavë.

“Nëse Mesi më kalon në vrapim, do të tërheq nga fanella dhe do të ndaloj. Por Mbapeja do të largohet nga stadimi me ambulancë”, ka thënë me humor Medina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online