VIDEO/ Si të shuash etjen në Ramazan? Me një shishe uji në dorë, Benzema tregon si e përballon stërvitjen me Realin

Agjërimi nuk e ka penguar aspak Karim Benzemanë në fushën e lojës. Futbollisti francez po shkëlqen me golat e shënuar, duke mos e ulur ritmin, pavarësisht se i duhet të luajë dhe të stërvitet i paushqyer përgjatë ditës. Kurioziteti është i madh për të mësuar se si lojtarët arrijnë të përballojnë urinë dhe etjen në muajin e shenjtë të Ramazanit, duke qenë se u duhet të shpenzojnë shumë energji gjatë stërvitjeve.

Përgjigjen e jep Karim Benzemaja. Kamerat kanë filmuar sulmuesin e Realit me enjë shishe uji në dorë. Fituesi i Topit të Artë lag gojën e tij për një moment dhe më pas e nxjerr ujin sërish jashtë gojës së tij. Një veprim i tillë është i lejuar gjatë agjërimit, sidomos në kushte të sforcimit fizik, si në rastin e Benzemasë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online