Dinamo ka humbur duelin e rëndësishëm me një kundërshtar direkt si Egnatia, duke mbetur përsëri në zonën e ftohtë. Ethet e Kategorisë së Parë mbërthejnë përsëri nëndetësen kryeqytetase, që në këto 9 ndeshje të mbetura duhet të mundohen të bëjnë maksimunin për të arritur “play out“-in. Ermal Barushi ka folur në një lidhje paralele për emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku zbulon se janë bërë analizat e nevojshme brenda klubit dhe në ditët në vijim do të komunikohen për opinionin publik. Gjithashtu, administratori i dinamovitëve konfirmon se presidenti Bardhi ka një projekt afatgjatë me klubin dhe ka nisur të bëjë investime të rëndësishme.
“Edhe pas ndeshjes së djeshme këmi bërë një analizë, edhe sot kemi bërë një analizë. Kemi dalë në disa konkluzione që do i bëjmë me dije nesër. Do ketë edhe masa disiplinore dhe masa administrative për te gjithë ekipin. Të ecim përpara. Në thelb tifozët kanë të drejtë, pasi kanë pritur Dinamon pas 10 vitesh të rikthehet, pavarësisht se ne po mundohemi të plotësojmë të gjithë dëshirat e tifozëve dhe pjesës tjetër që na mbështet.
Presidenti i Dinamos, zoti Adrian Bardhi, ka një projekt shumë aftatgjatë me Dinamon. Ju e shikoni vetëm në aspektin sportiv, por nuk është vetëm ashtu. Dinamo po bën investime shumë të mëdha në futbollin shqiptar. Ju nuk e dini, por Dinamo ka kaluar në një Sh.A. Është një nga klubet e vetme në kampionatin shqiptar që ka kaluar nga një shoqatë në një Sh.A. Investimet kanë filluar me hapa të mëdhaja. Ka projekte të mëdha për akademinë, po mundohemi të mbyllim një qendër stërvitore. Dështuam ne, dështoi presidenti, por në fund fare ai ka objektiva madhore për Dinamon. Shpresa vd.es e fundit. Ne kemi synim vetëm qendrimin në Superiore. Në eksperiencën time kam parë skuadra me diferenca të mëdha për të fituar titullin dhe pastaj kanë humbur”, ka deklaruar Ermal Barushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/