“Do jetojë në një nga rezidencat më të mira”, gazetari zbulon detajet e transferimit të Hasanit: 300 mijë euro për kontratën

Tirana është në bisedime të avancuara për të marrë shërbimet e një lojtari të një kalibri të lartë si Ferhan Hasani. Sulmuesi shqiptar sezonin e shkuar ishte pjesë e Helsinkit, ndërsa nga pas e ndjek një CV e pasur. Në lidhje me këtë transferim më tepër detaje zbulon gazetari i emisionit “Gol pas goli” në “Supersport”, Gjergji Stefa. Ky i fundit ishte i ftuar në “Sport Magazine” në “Ora News”, ku nxjerr në dritë më tepër hollësi mbi veshjen e Hasanit bardheblu.

Cilësia paguhet dhe Halili duket se do të shkundë xhepat për të sjellë një Tiranë lojtarin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Sipas Stefës, plot 300 mijë euro do të dalin nga arkat e kampionëve të Shqipërisë për një kontratë 1 vit e gjysmë, si dhe do të sigurohet një banesë në një nga vilat më të mira të kryeqytetit tonë.

“Besoj që për çështje “orësh” do të vishet bardheblu, do të jetë lojtar i Tiranës. Kam përshtypjen që do të jetë për 18 muaj. Ka luajtur te Helsinki sezonin e fundit, është pjesë e Kombëtares së Maqedonisë që do të luajë në Europian. Ai nuk ka nevojë për prezantim. Është ndoshta lojtari më i mirë shqiptar që luan në rajon. Është gati-gati në cilësi me Agim Ibrahimin e Kukësit, edhe ai vjen nga një e shkuar e tillë.

Në dijeninë time shifrat duhen marrë me rezerva, sepse duhet parë me detaje. Por do të jetë një shifër e çmendur. Unë besoj që presidenti Halili do të bëjë një sakrificë ndoshta prej 300 mijë euro kontratë për një vit e gjysmë. Nëse do të marrësh Hasanin apo lojtarë të këtij niveli duhet të paguash. Në informacionin tim ai do të jetojë në një nga rezidencat e vilave më të mirë në kryeqytet, do të ketë bonuse në rast titulli kampion dhe golash. Pra le të themi që do të jetë një lojtar në kuptimin e mirë të fjalës i llastuar.

Mos më pyesni nëse është investim i duhur apo jo, sepse nëse Tirana del kampion në fund të vitit dhe nga të qenit kampion klubi arkëton gati 1.5 milionë euro, do të thoja që është një investim i mirë. Nëse nuk del kampion do të thoja që është investim i gabuar”, zbulon Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online