Dështimi i Partizanit! Boldor e largojnë edhe nga Seria C në Itali, do të vijë tjetër transferim “i çuditshëm”

Deian Boldor do të rezultonte si një dështim te Partizani duke mos arritur thuajse në asnjë moment për të përmbushur pritshmëritë që ishin vendosur për të. Menjëherë pasi kishte ardhur koha për ta mbyllur etapën me Partizanin, mbrojtësi italian do të nisej drejt Italisë. Këtë herë jo për të luajtur me Veronën ose për të mbërritur në ndonjë ekip të Serisë B, por duke u zyrtarizuar te Potenza në Serinë C. Nuk kanë kaluar shumë, thuajse tre muaj nga marrëveshja e re për të mbërritur te njoftimi i largimit.

Klubi i Potenzës ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Boldor për shkak të nivelit të dobët që ka treguar në kampionat dhe faktit se tifozët i ishin kthyer kundër. E në një moment të tillë kur karriera duhej të merrte goditjen përfundimtare, vjen interesimi nga Cluj. Në Rumani bëjnë të ditur se ekipi që kërkon fitimin e titullit kampion në këtë vend është shumë pranë nënshkrimit me Boldor, ndërsa mbetet tërësisht e çuditshme mënyra sesi fati ledhaton mbrojtësin në fjalë, që nuk arrin të bind as në Serinë C të Italisë, por kërkohet nga ekipi që kërkon titullin kampion në Rumani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online