“Njëherë mundëm Barcelonën e Mesit dhe Ksavit”, rrëfimi i Ramës: Para Kukësit më thanë se jam shumë i vjetër

Nga Klaudio Ndreca

Dikur e etiketonin edhe si Kristiano Ronaldo i Shqipërisë për faktin se ishte tërësisht i ndryshëm nga të tjerët. Në një Kombëtare që nuk kishte shumë lojtarë me ndjenjën e guximit për të provuar gjithmonë driblimet ndaj kundërshtarëve dhe për t’u mos ndalur kurrë, Valdet Rama e kishte në mënyrën e tij të lojës këtë cilësi.

Madje në shumë raste mbajtjet e topit ishin të tepruara, pasi nëse ky futbollist e merrte në zotërim sferën, do ta largonte nga këmba e tij vetëm nëse do ta godiste drejt portës ose nëse do të ndalej nga rivalët.

Kulmi i karrierës së Ramës ishte momenti kur luajti me Valadolid në La Liga, atje ku ende kujtohet goli më i bukur që ka realizuar për të marrë topin që nga mesfusha dhe për t’i dribluar të gjithë lojtarët e Athletic Bilbao, duke e dërguar në rrjetë.

Këto janë vetëm kujtime të bukura, ndërsa vetëm pak kohë më parë ka qenë pjesë e Kukësit. Një aventurë e re nisi për Valdetin me Mepenin në Gjermani pasi nuk mund të qëndronte dot larg familjes së tij. E në një intervistë që ka dhënë së fundmi për mediat gjermane, kohën e kaluar te verilindorët e ka parë thjeshtë si një mundësi për t’u rikthyer në aktivizim.

“Unë kam pasur shumë momente të bukura në karrierë dhe shumë të rëndësishme. Kur lëviza te Hanoveri në vitin 2009 dhe kur isha pjesë e Valadolid në vitin 2013, unë kam plotësuar ëndrrën e fëmijërisë. Gjithmonë kam dashur që të luaja në Bundesligë dhe La Liga. Këto kanë qenë stacione shumë të rëndësishme për mua. Madje me Valadolid kemi qenë njëherë në gjendje që të mundim Barcelonën e Mesit, Nejmar dhe Ksavit.

Afrimi te Kukësi? Unë me të vërtetë dëshiroja të kthehesha në Gjermani, gjithashtu të isha më afër familjes time, e cila jeton në Nordrhein-Ëestfalen. Angazhimi në Shqipëri ishte vetëm një ndalesë për të fituar minutat dhe të luaja disa ndeshje. Para se të shkoja aty, pas një aventure në Kinë, isha pa klub për disa muaj dhe ishte e vështirë të fitoja një vend në Gjermani. Shumë klube më thanë se isha shumë i moshuar. Sidoqoftë, e dija që e kisha akoma dhe se aftësitë e mia ende mund të bënin diferencën. SV Meppen tregoi interes gjatë kohës që isha në Shqipëri dhe pak më vonë më dha mundësinë të luaj përsëri në një ligë profesionale gjermane. I jam mirënjohës.

Lëvizja nga Kukësi te Mepen? Dëshira ishte e madhe që të kthehesha në Gjermani. Kisha oferta nga kampionatet më të mira jashtë vendit, ku do të kisha bërë shumë më shumë para. Por kjo nuk ishte e rëndësishme për mua. Mepen beri një përpjekje për t’u kujdesur për mua dhe distanca me familjen time nuk është e madhe. Këto ishin dy arsye se përse mbërrita këtu dhe nuk jam penduar për asnjë sekondë. Dua të luaj për aq kohë sa mundem. Unë kam mbushur 33 vjeç këtë vit, por ndjehem si 26. (qesh)”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online