Mohamed Salah është një ndër “yjet” e Liverpulit. Këtë sezon ka arritur të shënojë 17 gola për skuadrën e Klop, duke e renditur të parën në tabelën e Premier Ligës. Sulmuesi egjiptian ishte një ndër më të mirët në ndeshjen e kësaj jave kundër Buremuth, duke arritur që të gjejë rrugën e rrjetës dhe duke i dhënë një fitore të pastër 3-0 në “Anfield”.
Mëngjesin e sotëm, numri 11 i të kuqve ka postuar një foto në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shfaq dhe lukun e tij më të ri. Rrallë herë është parë që Salah të heqë mjekrën e tij, por kësaj herë ai e ka bërë. Komente pafund janë postuar në foton e tij. Ato janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga fansat edhe deri te vetë lojtarët e Liverpulit, që nuk i kanë kursyer batutat.
Kapiteni Xhordan Henderson ka pëlqyer komentin e mbrojtësit kroat Lovren që shkruan: “Ok, tani e besoj se ti je 26 vjeç”. Çembërlejn ka shprehur zhgënjimin e tij duke thënë vetëm: “Përse?”. Ndërsa fansat e kanë shfrenuar më shumë fantazinë, duke bërë krahasime të ndryshme.
“Nëse ndokush do të më kërkojë, do të jem në krevat duke qarë për mjekrën e Salah”, shkruan njëri. Spikat edhe komenti i mëposhtëm: “Mo pa mjekër, është si një breshkë pa zhguall”. Komentet kanë qenë të shumëllojshme dhe shokët e skuadrës së Salah janë paksa të habitur nga ky gjest i “mbretit” egjiptian.