“Do ishte kurora e karrierës sime”, Alegri tregon si refuzoi Realin: Kisha firmosur kontratën, të nesërmen telefonova Perezin dhe i thashë…

Masimiliano Alegri ka dhënë një kontribut të veçantë për Juventusin, me të cilin ka arritur të fitojë titullin kampionnë Serinë A si dhe ka arritur ta dërgojë deri në finale të Ligës së Kampionëve. Një sukses i tillë e vuri nën radarët e Realit të Madrdit, me të cilët ishte vetëm një hap larg zyrtarizimit. Alegri ka zbuluar prapaskenat me karrierën e tij, teksa rrëfen se kishte frimosur një kontratë me “galaktikët”, por të nesërmen telefonoi presidentin Perez për t’a njoftuar se kishte zgjedhur përsëri Juventusin.

“Vendimi për t’u rikthyer te Juventusi, përveç lidhjeve familjare me pronarët dhe klubin, është edhe rezultat i dëshirës sime për të qenë më afër djalit tim që jeton me nënën e tij në Torino. Unë jam një person që më pëlqen t’i ketë të gjithë njerëzit pranë meje.

E kam thënë tashmë dhe do ta përsëris. Para këtij sezoni unë kisha nënshkruar tashmë një kontratë me Realin, dhe të nesërmen në mëngjes telefonova presidentin Perez dhe i thashë se nuk do të vija, sepse zgjodha Juventusin. Ai vetëm më falënderoi.

A kishte ndonjë dilemë? Jo, pasi më thirri Juventusi në maj, nuk kisha asnjë dyshim. Sigurisht që puna për Realin do të ishte kurora e karrierës sime pas Juventusit dhe Milanit, por nuk ndodh që të kesh gjithçka në jetë. Jam mëse i lumtur. Kam trajnuar Milanin për katër vite dhe tani jam në vitin e gjashtë në një klub si Juventusi.

E kam refuzuar dy herë Real Madridin. Herën e parë që rinovova kontratën me Juventusin. I thashë presidentit të Real Madridit se tashmë ia kisha dhënë fjalën Andrea Anjelit”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online