“Do ikja vetë, por s’ka kohë“/ Kohën e gjen vetë klubi, Blendi Shkëmbi shkarkohet nga detyra pas 4 muajsh

“Në një situatë tjetër unë do të merrja përgjegjësinë ndryshe, por pas tri ditëve e kemi ndeshjen dhe unë do vazhdoj të bëj punën time”, ishin këto fjalët e Blendi Shkëmbit pas ndeshjes së sotme, ku nënkuptonte dorëheqjen nga Ballkani nëse do të kishte më tepër kohë në dispozicion nga takimi i radhës. Por diferenca e shkurtër kohore mes ndeshjeve duket se nuk është një problem për vetë klubin, që pak minuta më parë ka njoftuar shkarkimin e trajnerit shqiptar.

Vetëm katër muaj zgjati kjo aventurë e ish-lojtarit të Skënderbeut, që në janar zëvendësoi Ismet Munishin në krye të pankinës së Ballkanit.  Skuadra nga Suhareka doli jashtë objetivit për titull kampion, për këtë arsye drejtuesit nuk e kanë menduar gjatë për të marrë vendimin e shkarkimit të Blendi Shkëmbit, duke i prerë kështu biletën për në Shqipëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *