As turpërimi 6-2 nuk i siguron kualifikimin, Roma tremb Solskjaer: Tre vite më parë përmbysën Barcelonën

Roma humbi me një rezultat turpërues përballjen e parë gjysmëfinale kundër Mançester Junajtid. Por pavarësisht fitores 6-2, “djajtë e kuq” qendrojnë me këmbë në tokë dhe nuk e quajnë ende të mbyllur kualifikimin. Futbolli është i paparashikueshëm dhe historia e ka vërteton këtë. Në një intervistë për faqen e klubit, Solskjar i trembet ende verdhekuqve. Mjafton të kujtojë përmbysjen që Roma realizoi kundër Barcelonës në Champions League për të kuptuar përse te Junajtid nuk besojnë te finalja deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit të takimit.

“Roma është një nga ekipet që me të vërtetë kanë shkaktuar shqetësime dhe valë tronditëse në ndeshjet e dyta. Në fakt, tre vjet më parë, kur ata e kthyen kundër Barcelonës. Pra, ne e dimë se për çfarë janë të aftë. Por fokusi ynë është të shkojmë dhe të fitojmë ndeshjen. Ne duam të përmirësohemi si një ekip dhe të zhvillohemi si një ekip dhe të trajtojmë situata të vështira. Qëllimi është të fitojmë ndeshjen e futbollit dhe, nëse e bëjmë atë, atëherë kemi bërë një punë të mirë”, ka thënë ndër të tjera Ole Gunar Solskjaer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online