“Do i godas në fytyrë vërtetë! Lojtarë janë këta? 3 lëvizje të ulin topin”, gazetari gjeorgjian acarohet pas Tiranës

Nga Klaudio Ndreca

Dinamo Tbilisi ishte favoriti kryesor për të kaluar në turin e dytë të “Champions League”, teksa fillimisht i duhej të kalonte Tiranën. Shumë faktorë ishin në favor të ekipit gjeorgjian i cili po luan ende në kampionat, i priste bardheblutë në shtëpi, ndërsa nuk duhet harruar se te ekipi i Egbosë kishte edhe debutime me lojtarë që nuk ishin provuar në fushë më parë.

Por pavarësisht kësaj, me zgjuarsinë dhe taktikat e sakta, ekipi i Egbosë arriti t’ia dilte në shifrat 0-2 duke marrë kualifikimin në turin tjetër. Gazetari gjeorgjian, Beka Kavtaradze, ka shpërthyer keq kundër skuadrës së Tbilisit dhe futbollit në Gjeorgji në tërësi, duke u shprehur se nuk mund të quhen lojtarë të mirfilltë pas performancës së zhvilluar së fundmi. Pra në momentin kur skuadra del në Europë dhe përballet me ekipe të tjera, për të kuptuar nivelin e kampionatit.

“Tirana është një ekip ndryshe nga Dinamo, teksa pas një pushimi 10-vjeçar kthehet në fazën e kualifikueseve në Europë. Për më tepër që kampionati në Shqipëri është mbyllur, prandaj Tirana ishte më tepër jashtë kushteve të futbollit. Dinamo nga ana tjetër ishte në kushte loje dhe kampionati gjithashtu është duke u zhvilluar në një kohë të mirë. Unë personalisht shkruaj gjithmonë se klubet dhe lojtarët gjeorgjianë nuk kanë vetëbesim, nuk u pëlqen puna e tyre dhe nuk janë lojtarë. Njeriu që ka nevojë për 3 lëvizje që të uli një top, nuk quhet lojtar. Në fund nuk e di se përse gazetarët gjeorgjianë thonë se lojtarët gjeorgjianë janë shumë teknikë, mbase për ndonjë arsye, logjikë, argument, apo ndonjë fakt të panjohur për mua, këta konsiderohen shumë teknikë dhe unë nuk e di.

Më thoni dhe njëherë kush debaton pa argument dhe do të më thotë se lojtarët gjeorgjianë janë teknikë, unë do ta godas në fytyrë, po me të vërtetë që do ta godas. Nëse nuk keni një sens turpi, të paktën duhet ta keni kuptuar deri tani. Nëse doni që të rritet kampionati ynë, atëherë të ndërpriten fondet për ekipet që varen nga bashkitë dhe nga shteti. A shihni ndonjë përmbajtje loje? A keni bërë ndonjë gjë? A po bëhet ndonjë gjë për kampionatin në Gjerogji? A kemi parë ndonjë gjë të dobishme nga këto ekipe?
Sigurisht që jo. Për shkak se u garantohet një rrogë e vogël dhe nuk kanë pretendime për të kërkuar, nuk e kuptoj se përse duhet të financohen këta njerëz të errët nga xhepi im, po vërtetë që nuk e kutoj.

Financimi duhet të ndërpritet për të gjitha ekipet të ashtuquajturat shtetërore të varura nga bashkia dhe ato duhet të kujdesen për veten e tyre, të bëhen konkurrese në mënyrë që privati të interesohet dhe të investoj paratë. Konkurrenca pastaj ngre nivelin e kampionatit dhe jo paratë e marra nga teksat tona, nga xhepat tona, të cilat i derdhim çdo vit dhe ku i derdhim, në gojën e këtyre idiotëve”, shkruhet në reagimin e gazetarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online