Theu rregulloren e UEFA-s pas ndeshjes me Liepzig, UEFA vendos për fatin e Nejmarit në finalen e Champions League

PSG e përmbushi mjaft lehtë detyrën që kishte përballë Liepzig, duke e mposhtur skuadrën gjermane me rezultatin 3-0. Francezët treguan dhe njëherë disnivelin që kanë në kualitet me ekipet e tjera, teksa në këtë ndeshje shkëlqeu dhe Angel Di Maria, i cili nuk arriti të luante përballë Atalantës. Megjithatë pavarësisht fitores, një veprim i Nejmarit për pak sa nuk i kushtoi mungesën në finale.

Braziliani shkëmbeu fanellën me një nga lojtarët e Liepzig, një gjest i cili është rreptësisht i ndalur në kohën e pandemisë së Koronavirusit, përshkak sepse rrit riskun e transmetimit të këtij virusi. Ky moment bëri bujë në të gjitha mediat botërore dhe dukej se mundësia e ndëshkimit të sulmuesit të Parisit ishte prezente.

Por, sot PSG ka marë lajmin e mirë nga UEFA, duke siguruar ekipin se ky veprim i Nejmarit është falur, pavarësisht shkeljes së rregullave. Nejmar po kalon një formë të shkëlqyer tek PSG, ku është edhe lojtari kryesor i ekipit. Pas dështimeve të disa viteve rradhazi, këtë sezon skuadra e tij për herë të parë kaloi në finale, ku do të gjejë ndoshta ekipin më të fortë në të momentit, Bajernin e Mynihut. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online