“Tregoni distancën siç është“, Dosti ngre zërin për vendimin e KAS-it: Për ju Partizani është rrogë, për tifozët pasion

Partizani ka dërguar në KAS çështjen e krijuar për shkak të transferimit të Erald Çinarit. “Të kuqtë” u dënuan me bllokim të merkatos dhe për këtë arsye kanë apeluar vendimin e tashmë kanë kthyer sytë nga drejtësia e KAS-it për zhbllkuar sërish transferimet e lojtërëve.

Në lidhje me këtë çështje, e cila ka një ndikim thelbësor në ndërtimin e projektit për Partizanin e sezonit të ardhshëm, ka reaguar një emër që asnjëherë nuk përton të ngrejë zërin për problemet e klubit të tij të zemrës. Edmond Dosti kritikon këtë herë Zyrën për Shtyp të skuadrës kryeqytetase, që sipas tij duhet të tregojë të vërtetën mbi vendimin dhe të mos i lërë tifozët në ankth.

“Mos i lini tifozët në ankth për vendimin e KAS- it, tregoni të vërtetën siç është.
E çuditshme, heshtja e Zyrës së Shtypit të klubit për vendimin apo mosvendimin nga KAS-i. A e dinë ata që punojnë në klub, se Partizani për ta është rrogë. Për tifozët është PASION dhe dashuri.
Kush punon në shtyp duhet të informojnë çdo ditë çfarë të rejash ndodhin në klub. Shpresoj që ti sqaroni sa më shpejt tifozët“, shkruan Edmond Dosti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online