Ardi Behari ka folur për ecurinë e Tiranës këtë sezon, duke vënë theksin te fakti se merr me seriozitet çdo gol të shënuar. Këtë e tregon në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ me shembullin e fundit, kur Seferi, golashënuesi më i mirë i kampionatit feston edhe kur shënon golin e 4-t në një ndeshje ku ishte mbyllur çdo histori e mundshme e saj.
“Seferi duket sikur ka lindur te Tirana. Golashënuesi më i mirë, në penalltinë e golit të katërt me Skënderbeun nuk feston ashtu siç festoi ai sot. Është një nga elementet që ka te Tirana, që çdo gol festohet njësoj. Tiranës nuk i heqim asnjë meritë këtë sezon. Unë do e quaja ‘Seferi dhe të tjerët’. Ishte nga të parët që rikthehej në mbrojtje dhe i jepte një ndihmë të madhe ekipit. Tirana i nxjerr dhe i mban këta lojtarët. Tirana ka përfituar edhe nga oshilacionet e të tjerëve. Skuadrat që e kanë ndjekur nuk kanë pasur stabilitet. Tirana di të ngrihet shumë shpejt kur bie“, është shprehur Ardi Behari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/