“Do e përmbysni prapë PSG”! Presidenti i ri motivon Barcelonën dhe provokon PSG: Jeni klubi i parave, ne i tifozëve

Katër vite kanë kaluar nga ajo përmbysje e çmendur e Barcelonës kundër PSG, me katalanasit që kërkojnë përsëritjen e historisë në këtë sezon të “Champions League”. Francezët arritën të fitonin në shifrat 1-4 në “Camp Nou”, ndërsa katalanasit kanë marrë energji të reja me presidentin e sapo shpallur te Barcelona, Joan Laporta.

Ky i fundit ka karikuar futbollistët në mëngjesin e sotëm duke i thënë: “Unë besoj se do e përmbysni PSG-në, e di që jeni në gjendje ta bëni. E di me siguri që kemi për ta garantuar atë ndeshje”. Këto fjalët që janë thënë në dhomat e zhveshjes sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle.

Laporta e di më së miri se nëse ekziston pak shans për një përmbysje tjetër të Barcelonës kundër PSG-së, atëherë duhet të luhet shumë me psikologjinë e kundërshtarit, për t’i risjellë në vëmendje frikën dhe makthet e së shkuarës. Për këtë arsye presidenti i ri nuk ka ngurruar as që të sulmojë direkt kundërshtarin që e etiketon si “klubi i parave”.

“Drejtimi jonë do të jetë në Paris tani dhe le të shohim nëse do e kemi një tjetër biletë. Ndeshja kundër PSG do të jetë e para e imja si president. I dashurojë rivalët tanë. Megjithëse ne kemi dy modele të ndryshme si klub: i joni i bazuar te tifozët dhe i PSG i bazuar te paratë që vendosin në fundin e sezonit”, u shpreh Laporta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online