“Do e ndjekim në rrugë ligjore”! Bylis reagon për artikullin në media: E pavërtetë, dëmton imazhin tonë

Ditën e sotme, në media qarkulloi lajmi se sulmuesi i Bylisit, Aleksandër Trumci ishte larguar nga skuadra. Kujtojmë që 20 vjeçari u transferua tek skuadra ballshiote në shtator të vitit 2020. Por ky lajm është përgënjeshtuar menjëherë nga faqa zyrtare e F.K Bylis në rrjetin social Facebook, duke theksuar se lojtari vazhdon të jetë pjesë e skuadrës dhe po stërvitet rregullisht.

“REAGIM

FK BYLIS ben me dije opinionin publik dhe pergenjeshtron lajmin e “Panorama Sport”, duke sqaruar se Aleksander Trumci vijon te jete pjese e skuadres. Lajmi i sotem nuk eshte i vertete dhe lojtari ka qene, eshte dhe do te jete pjese e skuadres se Bylisit duke u stervitur dhe menduar per ndeshjen e radhes dhe synimet e skuadres. Bejme me dije se do te ndjekim rruget ligjore, sepse me lajme te paverteta po dezinfomohet publiku por edhe na prishet imazhi i skuadres! #FKBYLIS”- shkruhet në postimin e faqes zyrtare të skuadrës ballshiote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *