U turpërua nga ekipi i dorës së dytë me shifrat 6-2, Taulant Xhaka zihet me shokun e skuadrës te Bazeli

Bazeli u turpërua në Kupën e Zvicrës duke u eliminuar nga Ëinterthuer në shifrat 6-2. Një goditje e madhe kjo për ekipin e njohur që mposhtet nga një skuadër e dorës së dytë, pasi militon në një kategori më poshtë.

Taulant Xhaka nuk mund të luante në këtë ndeshje për shkak të dëmtimit në gju. Por duke parë turpërimin e madh dhe ndjeshmërinë që ka për tifozët, mesfushori kthehet në dhomat e zhveshjes për të marrë rolin e liderit.

Një përplasje e madhe raportohet nga ana e mediave zvicerane me mbrojtësin e qendrës, Tim Klose. Shumë fjalë janë thënë mes tyre duke kërkuar ndërhyrjen e shokëve të tjerë të ekipit për të qetësuar situatën. Në fund ka pasur paqe mes tyre pasi ishte vetëm një reagim emocional për humbjen e thellë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online