Do e kenë përballë në Europa League, në Agli zbulojnë dëshirën e Manchester United: Duan Kumbullën

Manchester United do të përballet sot në gjysmëfinale të Europa League kundër Romës, ku do të hasen edhe më një prej dëshirave të merkatos. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar ka spikatur në Itali si me Veronën ashtu edhe në kryeqytet me verdhekuqtë, gjë që e ka kthyer në një nga lojtarët më me perspektivë për të ardhmen.

Një futbollist i tillë përkthehet në një investim të duhur për çdo skuadër, prandaj ka zgjuar interesin e shumë klubeve në Europë. I fundit është Manchester United, që sipas “Daily Express” dëshiron të marrë shërbimet e Kumbullës. Por për të arritur deri këtu nuk kanë ndër mend të nxitohen. “Djajtë e kuq” mund të hidhen në sulm verën e ardhshme dhe jo në fund të këtij sezonit, pasi atëherë përfundon edhe huazimi 2-vjeçar me të detyrim blerje për Romën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *