“Djemtë e detit” surprizuan Teutën para ndeshjes me Partizanin, ka edhe një premtim për finalen e sezonit

Përpara ndeshjes kundër Partizanit, lojtarët e Teutës zhvilluan edhe stërvitjen e fundit në stadiumin “Niko Dovana”. Ekipi i durrsakëve është surprizuar nga tifozeria “Djemtë e detit” që ndoqën futbollistët e tyre teksa stërviteshin, duke dhënë një impuls më tepër.

Pavarësisht se në Shqipëri nuk lejohen tifozët për shkakun e COVID-19, mbështetësit e Teutës i kanë premtuar lojtarëve se do ta gjejnë mundësinë për t’i përkrahur në finalen e sezonit kundër Partizanit. Në rast se ekipi i Martinit do të arrijë që të fitojë në këtë përballje, atëherë me shumë mundësi afrohet me titullin kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *