“Djema, ne nuk do të ikim”! Lega Seria A jep vendimin përfundimtar, Juventusi “fërkon duart” me Napolin

Tashmë është e mbyllur dhe tifozët nuk do të kenë mundësinë që të shohin ndeshjen mes Juventusit dhe Napolit në mbrëmjen e sotme. Një përballje kjo që pritej se do të dhuronte spektakël pasi janë përballë dy ekipe të mëdha të Serisë A.

Trajneri Gatuzo ishte personi që i dha njoftimin e fundit futbollistëve që ishin bërë gati për t’u nisur drejt transfertës me Juventusin. “Djema, ne nuk do të largohemi”. Në atë moment ka pasur pak vend për përgjigje në pyetjet e bëra, ndërsa Napoli nuk donte të rrezikonte shëndetin e lojtarëve pas daljes si pozitiv me Koronavirus të dy futbollistëve.

Ekipi i Gatuzos ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së takimit, ndërsa Juventusi është kundërpërgjigjur se do të zbresë sot në fushë, për të marrë kështu një fitore 3-0 në tavolinë. E teksa Napoli nuk ka udhëtuar drejt Torinos, “Lega Serie A” ka dhënë një reagim të fundit ku njofton skuadrën e Gatuzos se duhet të paraqitet në fushë pasi në bazë të rregullave duhej të futeshin në karantinë vetëm lojtarët e infektuar dhe të luante pjesa tjetër. E gjitha kjo do të thotë se Juventusi e ka marrë tashmë fitoren 3-0 në tavolinë ndaj Napolit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *