VIDEO/ Dy gola, nerva dhe të kuq! Te Lacio-Inter ndodh gjithçka, Imobile i jep shuplakë Vidalit

0

Të dëshirosh në një moment që t’i japësh një shuplakë Arturo Vidalit në fushën e lojës! Sigurisht që është një ndjenjë që i përshkruhet shumë prej kundërshtarëve të tij për vetë mënyrën sesi mesfushori zgjedh të luajë ndaj tyre. Një dëshirë e tillë është e mundur për të ndodhur dhe për t’u bërë realitet, por më pas duhet të dalësh nga fusha.

Këtë e ka bërë Ciro Imobile në minutën e 69 të takimit duke i dhënë një shuplakë Vidalit. Arbitri shkon menjëherë për t’i treguar kartonin e kuq ndërsa sulmuesi kërkon ta bind më kot për të ndryshuar mendjen, pasi pamjet filmike e nxirrnin edhe më tepër fajtor.

Zikaltrit kishin kaluar të parët në avantazh me Martinez në minutën e 30, atje ku Strakosha mund të bënte më tepër me kthesën e sulmuesit të Interit. Sergej Milinkoviç Savic barazoi shifrat me nisjen e pjesës së dytë, por dalja e Imobiles nga fusha i prishi të gjitha planet për një përmbysje të mundshme. Sensi do të ndëshkohej me të kuq në minutën e 86 për të kthyer baraspeshën edhe me lojtarë, por asgjë nuk do të ndryshonte në shifrat e takimit. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.