Djem me sedër, Uruguai e Venezuela boks në hotel

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Të enjten u luajtën gjysmëfinalet e Kupës së Botës U-20 dhe Venezuela mundi Uruguain me 11-metërsha, ndërsa Anglia mundi Italinë.

Gjithçka normale, i tillë është futbolli, njëri do fitojë. Megjithatë, sot në Korenë e Jugut, ku po zhvillohet turneu, në qytetin Suon, Venezuela e Uruguai kanë vazhduar përballjen mes tyre, këtë radhë në hotel, duke përdorur grushtet e shkelmat.

Një drejtues i FIFA-s ka pranuar gjithçka: “Me keqardhje konfirmojmë që ka ndodhur një incident dhe është diçka që na trishton, sepse FIFA është gjithnjë për fair-play, në fushë e jashtë saj”.

Duket se fitorja e Venezuelës së vogël nuk është pranuar qetësisht nga Uruguai, pasi u deshën rreth 20 policë për të ndarë sherrxhinjtë dhe nuk ishin vetëm lojtarët, por edhe stafet përkatëse që po ziheshin. Kush fitoi? Pak rëndësi ka, në finale do të luajë Venezuela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *