Dje fitoi dhe festoi Skudeton me Milanin, sot njofton largimin e tij: Nuk po luaja dhe buzëqeshja gjithmonë, ekipi që doja që fëmijë

Pasi festoi dhe fitoi Skudetton, Sami Castillejo u dërgoi një mesazh ndjekësve në Instagram. Edhe pse vetë mesazhi nuk zbuloi vendimin përfundimtar, besohet se spanjolli i ka thënë lamtumirë klubit me të cilin më në fund ka festuar titullin në Itali. “Nuk e di nga të filloj… Faleminderit të gjithëve, për gjithçka që kam kaluar në këto katër vite dhe për të gjitha momentet e bukura dhe ato më pak të bukurat.

Siç e dini këtë vit nuk luaja aq sa do të doja, por isha aty për shokët e skuadrës, gjithmonë në dispozicion me një buzëqeshje dhe dëshirë për të punuar. Ishte e paimagjinueshme të fitoja titullin për klubin që e kam mbështetur që fëmijë”, shkruan Castillejo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online