Djali i Rudi Vatës është në udhëkryq, Celtic-u i vë ultimatumin për të ardhmen

Roko Vata është një nga talentet më të spikatura në Skoci. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, është pjesë e gjigantëve të Celtic-ut, me të cilët ka një kontratë që si skadon në verën e ardhshme. Shumë klube janë të interesuar për shërbimet e tij, me Torinon që ka dalë në skenë së fundmi.

Por Celtic-u nuk ka ndërmend ta lërë talentin e tij të largohet me parametra zero. Sipas raportimeve nga Skocia, klubi i njohur i ka vënë ultimatum Roko Vatës. Drejtuesit ia kanë bërë të qartë se duhet të firmosë rinovimin e kontratës nëse dëshiron që klubi t’i japë miratimin për të marrë minuta në futbollin profesionist përmes një huazimi. Vata gjendeg në udhëkryq dhe i duhet të vendosë fatin e të ardhmes së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *