Zakonisht, në fund të vitit futbollistët në Itali e në shumë vende e kanë festë, me përjashtim të Anglisë, që historikisht luan për festa.
Megjithatë, Milani i ka ditë zie, sepse u turpërua edhe në Verona dhe sezoni sa vjen e bëhet më i zi, duke marrë përmasat e një fëlliqjeje historike.
Për pasojë, klubi ka vendosur që gjithë lojtarët të grumbullohen pa afat, duke u izoluar nga familjet.
Përveç kësaj, është anuluar edhe darka e Krishtlindjeve, në program sot, me familjarët dhe të fejuarat e lojtarëve.
Të shtunën Milani do të presë Atalantën dhe nëse nuk vjen sërish fitorja, dy alternativa ka: ose ikën edhe Gatuzo, ose shumë lojtarë marrin valixhet në janar.
#ACMilan comunica che la squadra sarà in ritiro da domani fino a data da destinarsi
AC Milan announce that the team will go on a training retreat from tomorrow until further notice— AC Milan (@acmilan) December 18, 2017